-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte mbi pemë dhe i ra sharra elektrike mbi këmbë, ndërron jetë 50-vjeçari shqiptar në Greqi

Kryesoret

Pasditen e sotme një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Larissa pak para orës 6 të mbrëmjes.

Shqiptari ndodhej sipër në një pemë duke punuar me sharrë elektrike, raporton media greke Protothema.

50-vjeçari ka humbur kontrollin e sharrës elektrike që mbante, duke bërë që të rrëzohej nga pema dhe mjeti prerës të binte sipër këmbës së tij. Prerja që shkaktoi sharra ishte në arterien femorale, duke sjellë gjakderdhje të pakontrollueshme.

Menjëherë ambulanca mbërriti në vendngjarje, por 50-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit