-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryebashkiaku i Londrës i kundërpërgigjet Trump: Racist dhe islamofobik

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan i është kundërpërgjigjur pretendimeve të rreme të Donald Trump-it se në kryeqytetin britanik po zbatohet Ligji i Sheriatit.

Ai e ka e quajtur Trumpin “racist,” “seksist,” “mizogjin” dhe “islamofob”.

Trump gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork të martën, e quajti Khan-in një “kryetar bashkie të tmerrshëm” dhe pretendoi gabimisht se “Londra po përpiqet të kalojë në Ligjin e Sheriatit”.

“Njerëzit po pyesin se çfarë është ajo që e bën këtë kryetar bashkie mysliman, që udhëheq një qytet liberal, multikulturor, progresist dhe të suksesshëm, të jetojë pa qira në mendjen e Donald Trump-it.”

“Mendoj se Donald Trump-i e ka treguar vetë se është racist, seksist, mizogjin dhe islamofob.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit