Prej orës 10:00 ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ku pritet që të miratohen emrat e drejtuesve të komisioneve parlamentare. Në nisje, deputetët e PD-së, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa kërkuan përsëritjen e seancës së mëparshme për programin qeverisës, por Niko Peleshi dhe shumica socialiste e refuzuan.
Drejtuesit opozitarë të komisioneve
Ina Zhupa – Kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku – Kryetare e Komisionit për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Bardh Spahia – Kryetar i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Luçiano Boçi – Kryetar i Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Nënkryetarët e komisioneve
Eno Bozdo – Nënkryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat
Oerd Bylykbashi – Nënkryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore
Klevis Balliu – Nënkryetar i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Bledi Himci – Nënkryetar i Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën
Xhelal Mziu – Nënkryetar i Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Albana Vokshi – Nënkryetare e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ivi Kaso – Nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare