Kryetari i PD-së, Sali Berisha në seancën e sotme të Kuvendit kërkoi që seanca e javës së kaluar, e prezantimit të programit të qeverisë për mandatin e katërt të përsëritet.
“Ai do mbetet në arkivat e këtij shteti si procesverbali më i turpshëm në historinë e tij, dhe ky turp do mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo, të pashembullt. Për të maskuar Erion Veliajn!
Rikthe seancën, ta kthejë Parlamenti dhe jo Gjykata Kushtetuese. Ata që kanë frikë nga vetja e tyre, t’ja mbathin, le të ikin. Se kanë frikë të dalin para qytetarëve për mëkatet që kanë bërë” tha ai.









