-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet e parakohshme/ Rama: Duhet një udhëheqje e re në bashki

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët e Tiranës u shpreh se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë deri në fund. Rama shprehu edhe shqetësimet e qytetarëve, ku tha se duhet sa më shumë shkolla, kopshte dhe çerdhe.

“Duhet të shkojmë deri në fund me lirimin e hapësirave publike. Kanë qenë më shumë seç e kishim menduar. Hapësirat e liruara duhet të kthehen në ambiente cilësore dhe nuk mund t’i lejmë me karrige të vendosura si ushtarë. Kërkesa për çerdhe dhe kopshte publike rritet. Duhet patjetër që këtë proces ta udhëheqë bashkia duke përgatitur terrenin e nevojshëm për ndërtimin e kopshteve dhe shkollave të reja. Po ashtu qytetarët duan zgjidhje për transportin publik. Bashkia, në drejtimin e kryetares në detyrë dhe grupit të zgjedhur të fundmi të nëkryetarëve të rinj, ka bërë gjithçka që ka mundur, por nevoja për të legjitimuar udhëheqjen e bashkisë është çdo ditë dhe më urgjente. Mjafton të shohësh situatën dramatike me prokurimet publike që janë në nivelin më të ulët historik për të kuptuar që aty ka nevojë për motivim të njerëzve. Mjafton të shohësh rënien dramatike të nivelit të investimeve.

Kjo shtuar dhe domosdoshmërisë për një proces katarsisi burimor në kuptimin e vetëpastrimit të Bashkisë së Tiranës, siç bëmë në bashkitë e tjera, kërkon legjitimin e udhëheqjes së re që mos kemi më situata ku hapësirat publike rezultojnë të zëna nga punonjës apo drejtues të njësive vendore dhe të cilën ne do ta adresojmë në paketën e re që do kalojmë në qeveri që sjell edhe ndëshkimin e rëndë penal”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit