-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump prezanton planin për Gazën, udhëheqësit arabë e pranojnë

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u paraqiti dje në Nju Jork udhëheqësve arabë dhe myslimanë planin e tij me 21 pika për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Sipas burimeve të Axios, Trump theksoi se lufta duhet të përfundojë menjëherë, pasi “çdo ditë që vazhdon, Izraeli bëhet më i izoluar ndërkombëtarisht”.

Parimet kryesore të planit me 21 pika

Parimet qendrore të propozimit të Trump përfshijnë:

– Lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura.

– Armëpushim i përhershëm.

– Tërheqje graduale e Izraelit nga i gjithë Rripi i Gazës.

– Plan pas luftës me një mekanizëm qeverisjeje në Gaza pa Hamasin.

– Krijimi i një force sigurie që do të përfshijë palestinezë, si dhe ushtarë nga vendet arabe dhe myslimane.

– Financimi nga vendet arabe dhe myslimane për administratën e re në Gaza dhe rindërtimin e zonës.

– Një formë e përfshirjes së Autoritetit Palestinez.

Ndërsa udhëheqësit arabë vendosën kushte specifike për të mbështetur planin:

– Izraeli të mos aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor ose Gazës.

– Izraeli të mos pushtojë territor në Gaza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit