Donald Trump gjatë një takimi u premtoi udhëheqësve arabë se nuk do të lejonte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të aneksonte Bregun Perëndimor.
Dy nga personat që kanë marrë pjesë në takim kanë raportuar se Trump dhe ekipi i tij paraqitën një dokument të bardhë që përshkruante planin e administratës për t’i dhënë fund luftës, duke përfshirë premtimin e aneksimit dhe detaje të tjera si qeverisja dhe siguria pas luftës.
Trump përpara takimit u tha gazetarëve se takimi i tij me tetë vende arabe në selinë e Kombeve të Bashkuara ishte “më i rëndësishmi” i ditës.