-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky thirrje OKB-së: Duam paqe, Putini do ta zgjerojë luftën

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti sot një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku foli për luftën në Ukrainë.

“Putini do ta vazhdojë luftën përpara, më gjerë dhe më thellë… Ukraina është vetëm e para. Dronët rusë tashmë po fluturojnë nëpër Evropë”, tha Zelensky.

Më pas Zelensky tha se ndihma për Ukrainën nuk është thjesht solidaritet, por një nevojë urgjente për të ndaluar një të keqe më të madhe. Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore dhe udhëheqësve botërorë të veprojnë menjëherë.

“Faktet janë të thjeshta: Ndalimi i kësaj lufte tani ka më pak kosto se ndërtimi i bunkerëve në të ardhmen. Ndalimi i Putinit tani është më pak i kushtueshëm se përpjekja për të mbrojtur çdo port nga dronët terroristë. Dhe është më i thjeshtë sesa të pyesim veten se kur do të shfaqet një dron me kokë bërthamore”, tha Zelensky.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit