Ambasadori i Rusisë në Francë, Alexey Meshkov ka paralajmëruar se çdo përpjekje nga forcat e NATO-s për të rrëzuar një avion rus do të çonte në mënyrë të pashmangshme në luftë.
Meshkov në një intervistë me stacionin radiofonik francez RTL tha se një veprim i tillë do të shënonte një rrugë të drejtpërdrejtë drejt konfliktit të armatosur.
Gjithashtu ai theksoi se avionët e NATO-s shpesh kalojnë në hapësirën ajrore ruse edhe pse asnjëri prej tyre nuk është shënjestruar ndonjëherë nga forcat ruse.