-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasi për vdekje motoristin, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Angli

Kryesoret

21-vjeçari shqiptar, Erald Kamberi është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Kurorës në St Albans. Ai shkaktoi një aksident me vdekje me 1 gusht të këtij viti në rrugën London Road, pranë kryqëzimit me Amwell End dhe Station Road.

Shqiptari duke drejtuar një Vauxhall Astra të bardhë u përplas me një moped Honda WW që drejtohej nga Phillip “Phil” Bruce, 34 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Në seancë gjykatësi tha se shqiptari po lëvizte me shpejtësi ekstreme, në krahun e gabuar të rrugës, pa patentë dhe pa siguracion, në përpjekje për t’iu shmangur policisë.

Shqiptari përveç dënimit me burg u ndalua nga drejtimi i automjeteve për 15 vjet, me kusht që pas përfundimit të dënimit të kalojë një test të zgjeruar për rikthim në timon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit