Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është takuar me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Trump gjatë takimit në Zyrën Ovale është shprehur se Erdogan mund të ketë ndikim që Putin dhe Zelensky të ulen në zyrën e negociatave.
“Gjëja më e mirë që mund të bëjë është të mos blejë naftë dhe gaz nga Rusia”, thotë Trump.
“Ai e njeh Putinin siç e njoh unë”, shton ai, duke përsëritur një pretendim të shumëpërfolur se ai ka zgjidhur disa luftëra, por se “mendonte se kjo do të ishte ndër më të lehtat për t’u zgjidhur”.
Rusia ka shpenzuar miliarda dollarë dhe “pothuajse asnjë tokë” vazhdon ai: “Mendoj se është koha të ndalemi, me të vërtetë mendoj”.