Këshilli i Ministrave sot ka shkarkuar Erion Veliajn nga detyra si kryebashkiak.
Shkarkimi i Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës është firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama.
V E N D I M PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË TIRANË, Z. ERION VELIAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z.Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratuar me vendimin nr.69, datë 23.9.2025.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I