-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Trump mbështet sulmet hakmarrëse ndaj energjisë ruse

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se homologu amerikan Donald Trump, i ka thënë atij se Kievi mund të përgjigjet ndaj sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë duke vepruar po njësojë, teksa Ukraina po vazhdon operacionet ndaj rafinerive ruse.

“Nëse ata sulmojnë energjinë tonë, presidenti Trump mbështet që edhe ne të përgjigjemi me [sulme ndaj] energjisë”, tha Zelensky në një intervistë për Axios, të publikuar më 25 shtator.

Ai shtoi se Trump po ashtu ka dhënë dritën e gjelbër për sulme hakmarrëse ndaj fabrikave ushtarake të Rusisë.

Zelensky sugjeroi se këto objekte mund të jenë më të vështira që të goditen për shkak se kanë nivel të lartë të mbrojtjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit