Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Berat–Poliçan, ku një automjet tip Porsche ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Viktima është identifikuar si Endri Vrushaj, 34 vjeç dhe janë plagosur rëndë dy të tjerët Alban Elezi dhe Gisi Shehu. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.