Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me denoncimin që ka bërë Sali Berisha.
Balliu me anë të një postimi thotë se sipas tij kulla që ngrihen vetëm me firmën e Ramës si kryetar i KKT janë dëshmia e krimit të organizuar që është bërë ortak me qeverinë. Ai thotë se Shqipëria nuk mund të jetë më strehë e pastrimit të parave të kartelave.
“Dosja “Rama–Aruba” është një fakt tjetër ndërkombëtar që tregon lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës dhe mënyrën se si ato pastrojnë miliarda përmes kullave në Tiranë.
Kulla që ngrihen vetëm me firmën e Ramës si kryetar i KKT janë dëshmia më e qartë se krimi i organizuar është bërë ortak me qeverinë.
Shqipëria nuk mund të jetë më strehë e pastrimit të parave të karteleve!”, thotë Balliu.