Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentit me vdekje që ndodhi sot në Pejë. Dy persona kanë qenë në motoçikletë dhe dyshohet se kanë humbur kontrollin e motomjetit dhe janë përplasur me një makinë.
Një person ka humbur jetën dhe ai është vëllai i Gjestit. Ndërsa personi tjetër ështpë duke marrë trajtimin në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Ndërsa policia po vijon punën për identifimin e autorëve të aksidentit dhe shkaqet.