-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtori i Policisë së Kosovës: Dronë serbë kanë shkelur hapësirën tonë ajrore

Kryesoret

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha deklaroi se “gjatë ditëve të fundit” ka pasur shkelje të hapësirës ajrore të Kosovës nga dronë që dyshohet se mund të jenë të ardhur nga Serbia. Sipas tij, dronët kanë fluturuar në hapësirën e veriut të vendit.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që vijnë nga territori i Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës.

Policia është në kontakt me KFOR-in dhe jemi duke e bërë monitorimin se çfarë mund të bëhet. Është e rrezikshme për pjesën e kufirit por për qytetarët tanë jo. Ne jemi duke i mbrojtur”.

Gjatë një aktiviteti për shkatërrimin e armëve, Hoxha tha para gazetarëve se tashmë e kanë njoftuar KFOR-in, si përgjegjës i hapësirës ajrore.

“Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it, ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë. KFOR-i, është përgjegjësi e tyre dhe janë duke punuar në këtë drejtim”, tha Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit