Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit të Lindjes së Mesme.
Sipas mediave të huaja, komentet Pezeshkian i bëri në një intervistë me rrjetin partner amerikan NBC News.
Pezeshkian tha se Trump pretendon se “administrata e tij ka ardhur për të krijuar paqe, por rruga që ata kanë ndërmarrë do t’i vërë flakën të gjithë rajonit”.
Ai vazhdoi duke thënë se Irani “nuk ka filluar kurrë një luftë” dhe “nuk do të fillojë kurrë ndonjë luftë”.
“Por kushdo që na sulmon, ne do të bëjmë çmos për t’i dhënë përgjigjen më të fortë”, tha ai.