Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se po heton kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Në një konferencë për mediat, Vjosa kritikoi ashpër institucionet e drejtësisë për mungesën e reagimit ndaj këtyre kërcënimeve, duke thënë se përkundër dhjetëra mesazheve kërcënuese për vrasje, dëbim dhe dhunim të fëmijëve të saj nuk është marrë asnjë masë.
“Është hera e vetme në historinë e institucioneve të Kosovës që drejtësia nuk ka ndërmarrë asgjë. Zero. Dhe duhet të pyesni në favor të kujt shkon kjo,” deklaroi Osmani.