Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se është afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të kthyer pengjet.
Trump i bëri këto komente për gazetarët përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në turneun e golfit Ryder Cup në Nju Jork, raporton Reuters.
“Mendoj se kemi një marrëveshje” për Gazën, tha Trump.
Ai shtoi se “Do të jetë një marrëveshje që do t’i kthejë pengjet. Do të jetë një marrëveshje që do t’i japë fund luftës”.