Ditën e sotme një zjarri shpërtheu në një fabrikë veshjesh në provincën veriore Gharbia të Egjiptit. Si pasojë e zjarrit humbën jetën 8 persona dhe 35 të tjerë u plagosën.
Ministria e Shëndetësisë egjiptiane në një deklaratë tha se pas marrjes së alarmit, menjëherë dërgoi 26 ambulanca të pajisura plotësisht në vendin e zjarrit, i cili shpërtheu në zonën Yamani të lagjes El-Mahalla El-Kubra mëngjesin e sotëm.
Ndërsa 35 të plagosurit janë dërguar në spitalin e përgjithshëm publik në El-Mahalla, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.