Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në rrjetin e tij social ka postuar cv e zv.kryeministres Belinda Ballukut. Bardhi ka denoncuar aferat dhe korrupsionin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Bardhit, në vetëm 6 projekte korruptove vlera e vjedhjes arrijnë sa buxheti i plotë vjetor i bashkisë së Tiranës.
“Ëndrrat dhe planet e Belinda Ballukut, që nuk përfshijnë ato të Ogertës, për mungesë hapësire në poster! 👇
Vetëm në 6 projekte korruptive vlera e vjedhjes arrinë sa Buxheti i plotë vjetor i Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë me këtë CV të pasur vazhdon të ecë e qetë dhe e qeshur rrugëve të Tiranës, sa kohë ka nënshtruar me presion kriminal SPAK dhe prokurorët janë NËNSHTRUAR!
….Ëndrrat dhe planet vazhdojnë sigurisht për veten dhe fëmijët e tyre, ndërkohë që detyrojnë shqiptarët dhe fëmijët e tyre të braktisin të pashpresë Shqipërinë!”, shkruan Bardhi.