-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia jep detaje të reja, si vdiq vëllai i Gjestit?

Kryesoret

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin e rëndë me fatalitet që ndodhi të premten në Pejë, ku humbi jetën i mituri Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur shqiptar Besart Kelmendi – i njohur me emrin artistik Gjesti.

Sipas komunikatës së publikuar nga Policia në rrjetin social Facebook, ngjarja ndodhi më 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, në fshatin Treboviq të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi drejtuesi i motoçikletës, në një kthesë, humbi kontrollin dhe kaloi në shiritin e kundërt të rrugës, ku u përplas me veturën që po lëvizte në drejtim të kundërt”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, pasi viktima rezulton të jetë vëllai i reperit të njohur Gjesti, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në skenën muzikore shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit