Prokuroria e Gjirokastrës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës. Ai kishte shkuar në një zonë për gjah dhe ata që e shoqëronin kanë njoftuar menjëherë policinë.
Raportohet se të katërt personat janë shoqëruar për tu pyetur në lidhje me ngjarjen. Dy nga personat e shoqëruar janë identifikuar si Eqerem Braçe dhe Gazmend Braçe.
Dyshohet se ngjarja nuk ka ndodhur aty ku u gjet viktima.
Në vendngjarje janë gjetur dy armë gjauhu si dhe në zonë nuk ishte kamera sigurie dhe deri tani nuka ka të dhëna për konflikte të mëparshme.
‘Na doli para dhe qëlloi me armë’- Vrasja e biznesmenit, zbardhet dëshmia e ortakut