-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Tepelenë, biznesmeni italian me lidhje të forta politike në vendin fqinj

Kryesoret

Policia ka marrë në pyetje Eqerem Braçen dhe dy djemtë e tij Gazment dhe Daniel, si dhe një person tjetër i pa identifikuar. Eqerm Braçe dhe dy djemtë e tij janë marrë në pyetje katër herë pasi dëshmitë e tyre ishin në kontraditë me ngjarjen ku u vra biznesmeni italian Edoardo Sarchi.

Viktima kishte jetuar me vite në Itali dhe zotëronte një fabrikë tullash në Tiranë dhe ishte drejtor i kompanisë italo-shqiptare Tegola Edilcentro.

Emri i viktimës është i lidhur edhe me politikën lokale në Itali nëpërmjet babait të tij Vittorio Sarchi, një figurë historike e krahut të djathtë të qytetit buzë liqenit.

Vittorio Sarchi ishte një mik dhe bashkëpunëtor i senatorit të ndjerë Piero Pellicini, babai i deputetit aktual të Fratelli d’Italia dhe ish-kryetarit të bashkisë së Luino Andrea Pellicini.

Vittorio Sarchi shërbeu si Këshilltar për Sigurinë gjatë mandatit të dytë të Gianercole Mentasti dhe si këshilltar bashkiak gjatë mandatit të parë të Andrea Pellicini.

Pas përvojës së tij administrative, ai kandidoi në listën e qendrës së djathtë Nuova Frontiera, duke mbështetur Pellicinin, duke mbetur aktiv deri në vitin 2015. Ai ndërroi jetë në vitin 2022, në moshën 81 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit