-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dronë të paidentifikuar vërehen pranë zonave ushtarake në Danimarkë, autoritetet marrin masa strikte

Kryesoret

Në orët e fundit, autoritetet daneze kanë raportuar praninë e disa dronëve të panjohur pranë lokaliteteve ushtarake në Danimarkë.

Mbrojtja daneze konfirmon se gjatë natës janë identifikuar fluturime të dyshimta në zona strategjike, duke ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare.

Në përgjigje të situatës, ministria e Transportit ka njoftuar ndalimin e plotë të fluturimeve civile të dronëve në të gjithë vendin, duke filluar nga dita e hënë dhe deri të premten e kësaj jave.

Kjo masë vjen paralelisht me organizimin e samitit informal të liderëve të Bashkimit Evropian, për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore gjatë ngjarjes.

Incidentet e fundit, që filluan më 22 shtator, kanë shkaktuar edhe mbylljen e disa aeroporteve në Danimarkë. Ndërkohë, autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e një përfshirjeje të huaj, me akuza që janë hedhur poshtë nga ana e Rusisë.

Situata mbetet e monitoruar nga afër, ndërsa autoritetet daneze dhe evropiane po marrin masa për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm ndaj sigurisë kombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit