Dy pengje të Hamasit, Matan Angrest dhe Omri Miran, raportohet se janë humbur gjatë operacioneve ushtarake izraelite në lagjet e qytetit të Gazës. Brigadat al-Qassam kërkuan nga Izraeli pezullim të sulmeve ajrore për 24 orë në një pjesë të Gazës, për të lejuar largimin e pengjeve nga zonat e rrezikuara.
Tanket izraelite po avancojnë më thellë në lagjet Sabra, Tel Al-Haëa, Sheikh Radëan dhe Al Nasser, ndërsa autoritetet lokale shëndetësore kanë vështirësi për t’u përgjigjur thirrjeve të emergjencës nga civilët e prekur.
Sipas ushtrisë izraelite, në 24 orët e fundit janë goditur 140 objektiva ushtarake në Gaza, duke përfshirë luftëtarë dhe infrastrukturë ushtarake.
Në sulmet e fundit u vranë të paktën 21 persona, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Gazës raportoi gjithsej 77 të vrarë në 24 orët e fundit nga sulmet izraelite.