-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edi Rama të martën në Danimarkë: Mblidhen krerët e BE-së dhe vendeve aleate

Kryesoret

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin e Shtatë të Komunitetit Politik Evropian, i cili mbahet të martën në kryeqytetin danez, Kopenhagë. Samiti organizohet nga kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e cila mori stafetën nga Rama gjatë takimit të kaluar në Tiranë në maj 2025.

Në samitin e mëparshëm, 54 udhëheqës nga vendet anëtare dhe jo-anëtare të BE-së u angazhuan në diskutime mbi një Evropë dhe një botë të re, duke vendosur për krijimin e një ekipi bashkëpunues nën kujdesin e Presidentit të Këshillit Evropian, me synimin e përfaqësimit të një tregu prej 600 milionë njerëzish.

Në Kopenhagë do të marrin pjesë edhe krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si NATO dhe Këshilli i Evropës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit