-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani kundërshton sanksionet e OKB-së: Të paligjshme dhe të pavlefshme

Kryesoret

Irani ka hedhur poshtë rivendosjen e sanksioneve të OKB-së ndaj programit të tij bërthamor nga ana e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë duke i cilësuar ato si të paligjshme dhe politikisht të pajustifikueshme.

Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi u shpreh se veprimet e vendeve evropiane përbëjnë një abuzim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 dhe i kërkoi OKB-së të mos përdoret për qëllime politike.

Sanksionet përfshijnë embargo armësh, ndalim të pasurimit të uraniumit dhe ngrirje të pasurive për individët e lidhur me programin bërthamor.

Ato u rikthyen përmes mekanizmit “snapback”, pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje për rivendosjen e inspektimeve nga IAEA.

Ndërkohë, Perëndimi dyshon se Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore, çka Teherani e mohon, duke këmbëngulur se programi ka vetëm qëllime civile.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit