-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moldavia voton mes tensioneve, BE apo kthimi drejt Rusisë?

Kryesoret

Zgjedhjet parlamentare në Moldavi po zhvillohen në një klimë të ngarkuar politike, me pretendime për ndërhyrje nga Rusia dhe përçarje të brendshme brenda forcave pro-perëndimore. Sipas analistëve, rezultati i këtyre zgjedhjeve pritet të përcaktojë nëse vendi do të vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian apo do të rikthehet nën ndikimin rus.

Partia në pushtet, Veprimi dhe Solidariteti, që mban shumicën prej vitit 2021, përballet me sfida të mëdha, pasi disa deputetë janë distancuar nga linja zyrtare. Presidentja Maia Sandu, pas votimit të saj, akuzoi sërish Rusinë për ndërhyrje masive dhe u shpreh se “e ardhmja e Moldavisë është në Bashkimin Evropian”.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 21:00, ndërsa pjesëmarrja deri në mesditë ka qenë rreth 14%. Moldavia, një vend me rreth 2.5 milionë banorë, fitoi statusin e kandidatit për në BE në vitin 2022.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit