Dronët rusë janë vërejtur kohët e fundit mbi territoret e vendeve anëtare të NATO-s, nga Polonia e deri në Estoni dhe më së fundi në Danimarkë, duke rritur shqetësimet për sigurinë në rajon. Përballë kësaj situate, Bashkimi Europian dhe NATO po diskutojnë krijimin e një “Muri Mbrojtës” ajror për të parandaluar sulmet me dronë dhe avionë luftarakë, ku do të përfshihen edhe avionët italianë.
Rusia ka paralajmëruar se çdo vend që rrëzon një nga mjetet e saj ushtarake do të konsiderohet në luftë me Moskën. Megjithatë, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka përqetësuar publikun, duke theksuar se Forcat Ajrore të Italisë janë të gatshme dhe vigjilente për çdo kërcënim.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Italia mund të jetë objektivi i ardhshëm i dronëve rusë, pas sulmit masiv me 595 dronë në Kiev, ku humbën jetën katër persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Ndërkohë, Polonia ka ngritur avionët luftarakë në ajër, ndërsa Moska pretendon se ka rrëzuar 41 dronë ukrainas gjatë natës.