Edoardo Sarchi biznesmeni italian u vra mëngjesin e djeshëm në Salari në Tepelenë. Policia ka arritur që të identifikojnë autorin e dyshuar për vrasjen e biznesmenit. Sipas burimeve ai është një person nga Vlora dhe policia ka nisur aksionin për kapjen e tij.
Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë. Ndërkohë policia ka liruar edhe Eqrem Braçin dhe dy djemtë e tij të cilët po e shoqëronin biznesmenin.
Viktima, Edoardo Sarchi, jetonte dhe punonte në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh, ku drejtonte një fabrikë të madhe tullash në Tiranë.