-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alimehmeti: Negociatat janë hapur, shumë shpejt del kandidati

Kryesoret

Anëtari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht pjesë e grupit të ngritur për përzgjedhjen e kandidatit për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka folur në një deklaratë për procesin që po ndjek opozita për të arritur një emër konsensual përballë kandidatit të mazhorancës.

I ftuar në emisionin Review me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, Alimehmeti theksoi se procesi është ende në zhvillim dhe se po ecën me hapa të shpejtë, duke përfshirë jo vetëm partitë parlamentare, por edhe ato aleate dhe faktorë të tjerë opozitarë.

“Patjetër procesi është në zhvillim e sipër. Ka një radhë. Demokracia parashikon numra. Janë partitë parlamentare dhe ato aleate. E më pas duhet parë ata që kanë qëndrim opozitar përballë Edi Ramës. Në këtë aspekt negociatat janë hapur, diskutimet janë hapur.

Ju kujtua që grupi u themelua, u krijua dy ditë përpara kështu që në këtë aspekt kemi ecur goxha shpejt në këtë aspekt. Kemi disa kontakte të ngushta me liderët e partive. Shumë shpejt do të dal kandidati dhe do duhet të jetë një konsensus i gjerë përtej Partisë Demokratike”, – tha Alimehmeti. /Euronews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit