-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interi kërkon fitoren e katërt radhazi, Chivu: Slavia është e fortë, por duam të dominojmë

Kryesoret

Pas tri fitoreve bindëse ndaj Ajax-it, Sassuolos dhe Cagliarit, Interi synon të vazhdojë serinë pozitive në Champions League. Në “San Siro”, zikaltërit presin Slavia Pragën në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, dhe trajneri Christian Chivu e konsideron përballjen shumë të rëndësishme.

“Fitorja të ndryshon nivelin e vëmendjes dhe dëshirën për të qenë dominues,” u shpreh ai në konferencën për shtyp. “Ky ekip e ka merituar atë që ka marrë javët e fundit.”

Trajneri vlerësoi kundërshtarin çek si një skuadër me intensitet dhe lojë direkte, që sjell shumë lojtarë në zonë. “Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të bëjmë lojën tonë,” tha Chivu, duke shtuar se Champions League nuk ka ndeshje të lehta.

Sa i përket formacionit, ai konfirmoi rikthimin e Sommer në portë, por nuk zbuloi emra të tjerë. “Të gjithë lojtarët po japin kontributin e tyre dhe më vënë në vështirësi në zgjedhjet që bëj, gjë që më gëzon,” përfundoi tekniku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit