Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të tunelit të Llogarasë, ku një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat metalike të rrugës.
Si pasojë e goditjes së fortë, barrierat kanë depërtuar mes për mes automjetit, duke shkaktuar dëme të mëdha.
I plagosuri është 22-vjeçari Endri Cenodemaj, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së lartë.
Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës, ku është konstatuar se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.









