Në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj akuzave të fundit në Kuvend të mbajtur ditën e sotme, ministria Balluku i bëri thirrje kolegëve tç opozitës që të shmangin spekulimet dhe pretendimet pa prova.
Ajo theksoi rëndësinë e përgjegjshmërisë në fjalë dhe kërkoi që diskutimet të zhvillohen me maturi dhe respekt, duke e mohuar akuzat e Nokës.
“Asnjëri nga ne nuk ka qenë në Arubë. Mos hidhni tym aty pa shkak, se pastaj, si bletët që i hedhin tym, mbeteni të hutuar edhe vetë. Prandaj, kujdes me ato që thoni dhe mbani përgjegjësi për fjalët tuaja.”