Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur sot, më 4 maj, me një minutë heshtje për dy fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Durrës pas një aksidenti të rëndë, ku ishte i përfshirë një shofer në gjendje të dehur.
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, e cila po drejtonte seancën, theksoi dhimbjen e thellë që ka shkaktuar ky ngjarje për të gjithë shoqërinë shqiptare.









