-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova hap misionin konsullor në Teksas, presidentja Haxhiu nënshkruan dekretin

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar këtë të hënë dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas.

Në njoftimin e Presidencës, Haxhiu e ka cilësuar këtë hap si shumë të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve me qytetarët kosovarë në Shtetet e Bashkuara dhe për rritjen e pranisë së Kosovës në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe shoqërore të Amerikës.

Ajo ka theksuar se hapja e këtij misioni është një mirënjohje për mërgatën kosovare, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në proceset historike të Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth, por edhe mirënjohje për mërgatën tonë, e cila për dekada ka punuar, ka ndihmuar, ka lobuar dhe ka qëndruar pranë Kosovës,” u shpreh Haxhiu, duke theksuar rëndësinë e rolit të mërgatës gjatë rrugës së shtetndërtimit të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit