Në një seancë të tensionuar në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nuk kursye kritikat ndaj qeverisë dhe premtimeve për integrimin europian.
Me tone të drejtpërdrejta dhe ironike, Noka vuri në dyshim seriozitetin e deklaratave zyrtare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Gjysma e këtyre ministrave nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve. Duhet të flisni më qartë, që Shqipëria të ndihet në fjalët tuaja. Së fundmi, është publikuar një raport nga Departamenti Europian, që hedh dritë mbi situatën aktuale. Njërin nga ju e ka sjellë Ben Qimja, një tjetër e kanë sjellë Xhabaftët, tjetrin e ka sjellë një klan tjetër kriminal. Edhe takimi në Aruba është tronditës, atje përfaqësues të qeverisë janë takuar me kriminelët, mazhoranca është e lidhur me Troplinët, me Xhabaftët dhe me Suel Çelën. Takimi në Arubë është i papranueshëm, ku për një orë i jepen 500 euro për të kaluar tek një person i lidhur me trafik droge. Ju po bëni llogari personale, ndërsa Kuvendi është kthyer në vend për interesa të ngushta dhe jo për të shërbyer qytetarët.E keni parë premtimin e narkosë? Thonë që në 2030 jemi në BE. Po me çfarë do hyjmë në BE? Me drogë e pazare të tilla.Ai ju ka bërë një skaner jashtë perceptimit”, shprehet Noka.