Kryeministri Edi Rama nga Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë u shpreh se Shqipëria është një vend që guxon, dhe inteligjenca artificiale është përparësi kyçe për Shqipërinë. Kryefjalë e fjalimit të tij ishte ministrja Diella.
“Besoj që gjendemi në një akt të ri për Shqipërinë. Një komb që guxon të udhëheqë e jo të ndjekë. Më lejoni të them që duke krijuar një ministre të Inteligjencës Artificiale, e para në botë, Shqipëria nuk po përqafon vetëm të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar atë.
Diella nuk është një lodër. Përmes saj ne kemi shndërruar atë që ka qenë ‘domain’ të mjegullt, për të kthyer pushtetin e shtetit në pushtetin e shërbyesit. Herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje që nëpërmjet Diellës, do t’i bëjmë tenderët publikë të hapur transparent me integritet siç nuk është parë më parë. Shqipëria është një vend që guxon. Vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë e 2030 në BE besoj se është shumë i qartë, i rrënjosur ne integritet inovacioni.
Ne do të kanalizojmë më shumë burime dhe reforma institucionale për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë me qendër në Tiranë. Çdo terren shkencor, çdo projekt infrastrukture të ketë standarde të larta dhe mbikëqyrje të mbështetur nga IA”, tha Rama.