-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA harton plan paqeje me 21 pika për Gazën dhe Lindjen e Mesme

Kryesoret

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një plan të ri paqeje me 21 pika për rajonin e Gazës dhe Lindjes së Mesme.

Detajet e plani nuk janë bërë ende publike zyrtarisht, por sipas disa raporteve, një nga pikat kryesore është krijimi i një rruge për formimin e një shteti palestinez, një ide që kryeministri izraelit Netanyahu e ka kundërshtuar ashpër. Po ashtu, plani parashikon që palestinezët të mund të qëndrojnë në Rripin e Gazës pa u detyruar të shpërngulen masivisht.

Sipas raportimeve, plani përfshin edhe kërkesën për çarmatosjen e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës, si dhe një proces për deradikalizimin e popullsisë. Këto pika pritet të jenë në qendër të diskutimeve mes Trump dhe Netanyahu-t gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, realizimi i marrëveshjes kërkon lëshime të mëdha nga të dyja palët, çka e bën situatën shumë të ndërlikuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit