-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj: Nuk negociojmë me PD-në pa një kandidat jashtë politikës për Bashkinë e Tiranës

Kryesoret

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka deklaruar se nuk do t’i bashkohet negociatave me Partinë Demokratike për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, nëse nuk propozohet një kandidat jashtë politikës, i pakorruptuar dhe përbashkues për të gjithë spektrin opozitar.

“PD duhet të ndajë mendjen. Nuk mund të ulemi në tavolinë pa e ditur për çfarë negociojmë,” u shpreh Shehaj në një deklaratë për mediat. Ai theksoi se Partia Mundësia është e gatshme të mbështesë një kandidaturë që bashkon opozitën dhe shkon përtej kufijve partiakë.

“Nëse PD kërkon mbështetje vetëm për një kandidat të vetin, përgjigjja jonë është jo. Por nëse propozon një figurë të përbashkët që mund të fitojë përballë kandidatit socialist, atëherë jemi dakord. Le ta fillojmë me Tiranën dhe të tregojmë se Edi Rama mund të mposhtet. Ky është një shans i artë,” tha Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit