Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar planin amerikan me 21 pika për paqen në Gaza.
Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje, e cila përfshin armëpushim, lirimin e pengjeve, krijimin e një qeverisjeje pas konflikti dhe plane për rindërtim.
“Jam shumë i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje për Gazën,” deklaroi Trump gjatë pritjes së Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë.
Një pjesë kyçe e planit është edhe premtimi i SHBA-së që Izraeli të mos aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor, një kërkesë e rëndësishme për vendet arabe.
Ndërkohë, vazhdojnë sulmet në Gaza, ku një video e Al Jazeera tregon goditje pranë spitalit al-Shifa.
/5pyetjet.al