UEFA ka caktuar arbitrin Michael Oliver për ndeshjen mes PSG-së dhe Barcelonës. Oliver, 40 vjeç, do të jetë kryesor në këtë takim të rëndësishëm.
Sezonin e kaluar ai ka arbitruar dy herë PSG-në, një herë në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Salzburgut (3-0) dhe një tjetër herë në play-off-in ndaj Brest (7-0).
Po ashtu, Oliver ka gjykuar edhe një ndeshje të Barcelonës, barazimin 2-2 me Atalantën.