-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beatrix Ramosaj prek me dedikimin për babain e ndjerë: Në ëndrrat e mia, ai nuk iku kurrë…

Kryesoret

Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një moment të ndjerë emocional, duke kujtuar të atin që nuk jeton më. Përmes një videoje të vjetër të publikuar në “InstaStory”, këngëtarja ka shprehur mallin dhe dashurinë që vijon ta ndjejë për të, pavarësisht kohës që ka kaluar.

“Në ëndrrat e mia, ai nuk iku kurrë. Na pret në shtëpi, me buzëqeshjen e tij, sikur vitet që e morën me vete, të mos kishin ndodhur kurrë… Ëndrrat më sjellin përsëri pranë teje, babi, qoftë edhe për një rrahje zemre. Faleminderit për këtë dhuratë. Më mungon më shumë sesa mund të shpreh,” shkruan Beatrix në dedikimin e saj.

Mesazhi i saj i sinqertë ka prekur ndjekësit në rrjete sociale, të cilët kanë reaguar me komente mbështetëse, duke i dhënë këngëtares forcë dhe ngushëllim në këtë kujtim të dhimbshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit