-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet me burg ish-zyrtari Denis Xholi për shkelje në tenderë

Kryesoret

Një tjetër rast i abuzimit me procedurat publike është finalizuar me vendim gjykate. Denis Xholi, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.

Përveç dënimit penal, ai do të qëndrojë i përjashtuar nga çdo funksion publik për 5 vitet e ardhshme.

Vendimi i plotë i GJKKO-së:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e ҫështjes penale që i përket procedimit penal nr. 9, të vitit 2022, me të pandehur Denis Xholi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 61, datë 30.09.2025 vendosi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Denis Xholi, për kryerjen e veprës penale

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, (para ndryshimeve të pësuara në ligjin 43/2021), e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Denis Xholi për 5 (pesë) vjet.

-Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Denis Xholi do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.

  1. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, sipas procesverbalit bashkëlidhur këtij vendimi, i ngarkohet të pandehurit.
  1. Kundër këtij vendimi lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit