-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS refuzoi PD-në/ Balla: Debat me Ramën kur të rregullojnë letrat

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se po kërkon respektimin e rregullores së Kuvendit dhe se nuk ka refuzuar kërkesën e opozitës për debat me kryeministrin për programin.

“Dua të garantoj se mazhoranca në Kuvend është e gatshme të pranojë dhe miratojë çdo kërkesë që vjen nga opozita, bazuar në mekanizmat parlamentarë që i njihen Kuvendit dhe grupeve parlamentare, qoftë mocion me debat apo mocion mosbesimi, por duhet të jetë në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Jemi përballur me një kërkesë që përfshinte 6 grupçështje. Kërkohej mocion me debat për procesin e qeverisjes së 12 viteve të fundit, mocion për programin e periudhës në vijim dhe rreth 4 çështje të tjera.

I kam kërkuar kolegëve të opozitës që ta sqarojnë. Në një moment kërkuan debat për integrimin; u përgjigja se patjetër, por për cilën çështje, pasi edhe aty ka një sërë grupkapitujsh, dhe u kërkova ta sjellin në përputhje me rregulloren.

Është një përpjekje që nga seanca e parë, thirrja është që të ndahemi nga eksperiencat e vjetra dhe të fusim në rrugën e duhur punën e Kuvendit.

Shpresoj që deri ditën e enjte deputetët e opozitës të kenë riformuluar kërkesën, dhe ne do ta miratojmë”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit