Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Në rrugën “Gjon Buzuku” një vajzë e mitur, rreth 16 vjeçe dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.









