-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-këshilltari ligjor i Presidencës rrëzon Begajn: Gabimi që bëre me Veliajn

Kryesoret

Ish-këshilltari ligjor në kohën e Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka reaguar përmes një postimi kundër kreut të shtetit Bajram Begaj i cili në argumentin për dekretimin e datës së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës edhe pse vendimi i shkarkimit të Erion Veliajt është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese shprehet se kryebashkiaku u largua me motivacionin e mosparaqitjes në detyrë, rast që sipas tij, trajtohet nga Gjykata Administrative dhe jo Kushtetuese. Por Dervishaj thotë se shkarkimi nga detyra i Erion Veliajt nuk mund të trajtohet nga Gjykata Administrative pasi nuk është nëpunës civil, por i zgjedhur vendor si kryebashkiak.

Kushtetuesja pezulloi shkarkimin e Veliajt/ Justifikimi i Presidentit: Ja pse e dekretova datën

Reagimi i Bledar Dervishajt

Të nderuar miq dhe gazetar,

I mirëkuptoj dhe i respektoj plotësisht kërkesat tuaja për një mendim, koment apo opinion publik apo privat lidhur me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në të 6 Bashkitë, përfshirë dhe zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Tiranë.

Para së gjithash ju falenderoj për respektin dhe besimin profesional që keni ndaj meje.

Lidhur me këtë çështje qe mesa duket do të jetë temë edhe për disa ditë, mendoj se së pari është në detyrimin e atyre që marrin vendime që të miratojnë lejimin e stafit të tyre për të sqaruar publikisht vendimarrjet institucionale.

Personalisht, përsa kam ushtruar detyrën e Këshilltarit Ligjor në Presidencë, deri në 24 korrik 2022, kam mbrojtur e sqaruar në publik të gjithë aktet dhe dekretet e rëndësishme të Kreut të Shtetit, si në Kuvend, në studio televizive kudo ku jam ftuar, Gj.Kushtetuese, apo dhe në Komisionin e Venecias sëbashku me kolegë të tjerë të nderuar, pa ju shamngur asnjë pyetje me rëndësi për interesin publik dhe qytetar.

Në rastin konkret, ata që duhet të flasin të parët dhe të shprehin qëndrimin e tyre, janë ish funksionari që është prekur nga këto vendime të deritanishme dhe/apo përfaqësuesit e tij ligjor, subjektet politike që do vlerësojnë marrjen ose jo pjesë në garën politike tashmë të dekretuar, dhe çdo institucion tjetër kushtetues apo subjekt tjetër që legjitimohet ti drejtohet Gjykates Kushtetuese.

Këtu nuk jemi perpara rastit të shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, dhe po diskutohet nëse është Gjykata Administrative apo Gjykata Civile ajo që do trajtojë rastin.

Jemi përpara një rasti të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë-Kryetar Bashkie, organ që parashikohet nga Kushtetuta. Sipas meje çdo institucion që ka trajtuar rastin deri më tani, e ka konsumuar një shkelje me karakter kushtetues, duke cënuar të drejta e liri themelore.

Nëse kjo çështje hyn apo jo në juridiksion kushtetues këtë duhet ta thotë vetëm Gjykata Kushtetuese, në rast se, një ankim i kësaj natyre rezulton i administruar nga subjekti i prekur brenda afatit.

Ky është mendimi im modest mbi këtë rast!

Ju përshëndes me dashamirësi dhe respekt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit