Kryeministri Edi Rama ndodhet në Danimarkë në kuadër të samitit të liderëve të Bashkimit Europian që po mbahet në Kopenhagen.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga mikpritja e Mbreti Frederik X, dhe Mbretëresha Margrethe II në Pallatin Amalienborg.
“Kopenhagen, Danimarkë – Mikpritja nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederik X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg.
Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, rrugëtimi i sotëm vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës të liderëve europianë,” shkruan Rama.









